28 Mars 2024

Merkel i përmbahet para samitit të G8-ës kursit të kursimeve

Berlin, 25 qershor - Pak para fillimit të samitit të dyfishtë të shteteve të G8-ës dhe të G20-ës në Kanada SHBA dhe Evropa po grinden në lidhje me atë se si duhet luftuar kriza ekonomiko-financiare.

Kancelarja Angela Merkel, u mbrojt sërish ndaj akuzës se me kursin e vet të kursimeve rrezikon rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Ajo pati mbështetetjen e komisionerit të BE-së për ekonominë Olli Rehn.

Rehn tha se paketa gjermane e kursimeve është në harmoni të plotë me strategjinë e BE-së. Më parë presidenti amerikan Barack Obama, i kishte bërë thirrje Merkelit që ta nxiste rritjen me anë të shpenzimeve, në vend që të vazhdonte me kursimet.

 E diskutueshme është edhe futja e një takse të mundshme për tregjet financiare. Krerët e qeverive të tetë vendeve më të industrializuara takohen këtë të premte. Por, në qendër të vëmendjes është takimi i mëpasëm i grupit G20. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)