03 Shkurt 2023

Menaxhimi i përmbushjes së deklarimit tatimor

Prishtinë, 6 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës është duke marrë pjesë në punëtorin e organizuar nga Banka Botërore për shkëmbimin e përvojave në menaxhimi e përmbushjes së deklarimit tatimor. Përmes kësaj punëtorie synon të paraqesë qasje për të siguruar norma të larta të deklarimit në kohë për tatimet kryesore (Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP), Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatave (TAK) dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Veç tjerash gjatë kësaj punëtorie do të diskutohen boshllëqet në sistemin e menaxhimit aktual të përmbushjes së deklarimit, që praktikohet nga ATK-ja dhe opsionet për harmonizimin e menaxhimit të përmbushjes së deklarimit në Kosovë me praktikat e mira ndërkombëtare, duke përfshirë përdorimin e qasjeve të sjelljes.

Punëtoria do të zgjatë dy ditë, përderisa pjesëmarrës përveç punonjësve të ATK-së janë edhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare, si dhe në pjesën virtuale janë ekspert nga administratat tatimore të rajonit.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)