16 Prill 2024

Mehmeti bisedon me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Prishtinë, 4 dhjetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj sot një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC-International Court of Arbitration) Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet.

Në këtë takim virtual përveç tjerash do të diskutohet për mbështetjen qe ka të bëjë me çështjen e Kartonit të Gjelbër, mundësinë e heqjes së pengesave për transport ndërkombëtar dhe përkrahjen e ekonomisë së Kosovës përmes anëtarësimit të OEK në ICC.
 
Gjithashtu, do të diskutohet rreth kërkesës dhe mundësisë së nënshkrimit të një memorandumi të mirkuptimit mes palëve për themelimin e departamentit për të dhënat ekonomike që do të funksionoj në kuadër të BQK-së, bazuar në përvojën e transferimit të teknologjisë ‘know-how’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)