27 Prill 2024

MEF-i raporton para Komisionit Evropian

Prishtinë, 14 korrik - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala priti sot delegacionin e Komisionit Evropian të kryesuar nga , znj Carole Garnier, Shefe e Njësisë për ekonomitë e vendeve kandidate dhe vendeve kandidate potenciale - DG ECFIN, ku u mbajt takimi i radhës i Mekanizimit të Mbikëqyrjes Fiskale ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit Evropian (DG- EFCIN).

Në këtë takim, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala së bashku me bashkëpunëtorët e tij raportuan para delegacionit të Komisionit Evropian mbi zhvillimet e fundit ekonomike si dhe projeksionet afatmesme.

Më specifikisht, raportimi u bazua në prezantimin e zhvillimeve të fundit makro-fiskale duke u fokusuar në ekzekutimin e buxhetit të vitit 2010 dhe planifikimin për vitin 2011, procesin e harmonizimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve me marrëveshjen e arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe rrjedhën e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Për më tutje para Komisionit Evropian, përfaqësuesit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave raportuan mbi përmbushjen e veprimeve paraprake të përcaktuara në marrëveshjen e arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Njëkohësisht gjatë këtij takimi u konstatua që të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian për disbursimin e pjesës së parë të mbështetjes direkte buxhetore nga ky institucion tashmë janë përmbushur.

Aprovimi formal i shpërndarjes së këtyre fondeve nga ana e Komisionit Evropian pritet të ndodhë pas aprovimit formal të Programit me FMN nga ana e Bordit të këtij institucioni, gjatë muajit korrik të këtij viti.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Edgardo Ruggiero dhe përfaqësuesi i ICO-së, Andrea Capussela.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)