20 Prill 2024

Medresantet shpërndanë dhurata për jetimët nga Prizreni

Shkruan: Flora Hajdarmataj


Prevallë, 3 maj - Të shtunën në restorantin “Kulla e Jetimit” në Prevallë, nxënëset e vitit të dytë, të medresesë “Alaud-din” të Prishtinës kanë shpërndarë dhurata për 30 jetimë nga Prizreni, për të cilët kujdeset shoqata “Kalliri i Mirësisë” në Prizren.

Medresantet të cilat ishin të shoqëruar nga drejtori i shkollës Bahri Simnica, si dhe nga  kujdestarja e klasës, Hatixhe Jashanica, erdhën me një autobus në Prevallë dhe bënë ndarjen e dhuratave këtyre jetimëve.

Për argëtimin e jetimeve, nxënëset kishin përgatitur një program artistik me ilahi. Më pas fjala ka qenë e fëmijëve, të cilët janë argëtuar dhe gjithashtu kanë kënduar dhe recituar  për të pranishmit. Ky aktivitet ka përfunduar me shpërndarjen e dhuratave .

Kujdestarja e klasës përshëndeti këto nisma duke shtuar se të gjithë duhet të kontribuojnë për iniciativa  të tilla që vënë në fokus fëmijët jetimë dhe shprehet e lumtur që klasa e saj ka marrë një iniciativë të tillë duke pas parasysh moshën e tyre  të re.

“Unë si kujdestare e klasës, idenë e tyre për t’ju ndihmuar jetimëve e vlerësoi shumë,  duke pasë parasysh moshën e tyre të re. Në momentin që më kanë propozuar për këtë gjë, unë  i kam përkrahur dhe gjithmonë do ti përkrah për veprime të tilla, duke pas parasysh fjalën e Pejgamberit që thotë:

“Kush ja ledhaton kokën e një jetimi për dashurinë e Zotit do të marrë shpërblim për çdo qime floku që e përshkon dora e tij, si dhe do të qëndrojë afër me mua në xhenet” u shpreh profesoresha Hatixhe .

Ndërsa nxënëset u shprehen të lumtura që ja arritën të realizonin ëndërren e tyre për t’i bërë këta fëmijë të lumtur.

“Ishte një kënaqësi  e papërshkrueshme për të gjitha, mundi ynë u shpërblye duke i parë fytyrat e këtyre jetimëve të lumtura e të gëzuara. Me realizimin e kësaj iniciative, ne do të bashkëpunojmë me njëra tjetrën për idealet tona. Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi dhe me ndihmën e Allahut nuk do të ndalemi në këtë aspekt” u shprehën nxënëset.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)