06 Dhjetor 2022

Mbahet forumi i parë jo formal i Filantropisë në Kosovë

Prishtinë, 7 prill - Forumi i parë Jo-formal i Filantropisë, është mbajtur sot në Prishtinë, me qëllim të hapjes së rrugës për një diskutim sistematik mbi çështjet dhe veprimet që synojnë një ekosistem më të favorshëm ligjor dhe praktik për filantropinë vendase.

Jemi të vetëdijshëm se çështjet komplekse shoqërore nuk mund të zgjidhen të izoluara dhe bashkëpunimi i komuniteteve lokale, shoqërisë civile, bizneseve dhe institucioneve qeveritare është i nevojshëm për t'i trajtuar ato.

E dizajnuar për të qenë një platformë dialogu dhe veprimi, ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve, sektorit privat dhe institucioneve publike, si dhe për të nxitur partneritete ndërsektoriale dhe për të forcuar besimin, Forumi Jo-formal i Filantropisë i tejkalon kufijtë në mes të secilit grup.

Forumi i sotëm mblodhi së bashku përfaqësues nga shoqatat e bizneseve, kompanitë private, rrjetet e shoqërisë civile, filantropë dhe institucionet përkatëse publike që duan të udhëheqin ndryshimin dhe të rrisin ndikimin në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

Forumi u hap përmes një fjalë përshendetje nga z. Taulant Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i KCSF-së, i cili foli për rolin e Forumit të Filantropisë, si dhe për të arriturat e shoqërisë civile në demokratizimin dhe zhvillimin e shoqërisë, përmes mbështetjes së donatorëve.

“Megjithëse shoqëria civile dhe bizneset në Kosovë, shpeshherë kanë adresuar çështjet e ndërlidhura me komunitetin, këtë e kanë bërë në formë paralele dhe në mënyrë të ndarë si dhe pa komunikim të mirëfilltë ndërmjet vete. Modeli që po synojmë ne, është model që bazohet në mirëbesim dhe krijimin e një kornize ligjore dhe praktike që garanton një ekosistem për Filantropinë në vend, e cila do të jetë strategjike dhe e orientuar për zhvillim të vendit”, tha ai.  

Ndërsa, znj. Zeinah Salahi, Drejtore e Misionit të USAID në Kosovë, iu drejtua pjesëmarrësve të Forumit duke u shprehur se  “Forumi i Filantropisë, i pari i këtij lloji në Kosovë, është një moment historik i rëndësishëm në angazhimin e sektorit privat në investime të ndërgjegjshme shoqërore. Filantropia globale shërben si një partner i rëndësishëm në adresimin e çështjeve sociale dhe ekonomike që ndërtojnë demokraci të forta dhe të drejtuara nga qytetarët”.

Drejtori i organizatës Catalyst, z. Nathan Koeshall, njëherit një nga partnerët zbatues në Programin për Angazhim Qytetar, prezantoi përgjatë Forumit, kornizën me perspektivat rajonale dhe të dhënat mbi Filantropinë.

“Ajo që ne dimë nga të dhënat e disponueshme nga rajoni është se Filantropia vendase është në rritje dhe është në rritje të vazhdueshme në Kosovë dhe në mbarë rajonin që nga viti 2015. Kjo do të thotë se ka një mundësi më të madhe për kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse dhe qeveritë për të ndërtuar partneritete, të vogla dhe të mëdha që mund të ndikojnë në ndryshime sociale, me një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë. Dhe kjo është diçka që ngjallë emocion dhe arsye që të festojmë të gjithë”, tha ai.  

Forumi Jo-formal i Filantropisë do të ndërtojë një komunitet më të larmishëm dhe dinamik të partnerëve, përmes diskutimit sistematik të çështjeve dhe veprimeve që do të çojnë në një ekosistem ligjor dhe praktik më të favorshëm për filantropinë vendore në shoqërinë kosovare. Përveç kësaj, Forumi, përmes burimeve të tij dhe ndikimit të madh brenda komunitetit të Kosovës, synon të rrisë vetëdijen për rëndësinë që një filantropi strategjike dhe e orientuar mund të luajë në komunitetin e Kosovës dhe më gjerë.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar (CEA) një partneritet mes Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), dhe Agjencinë Ndërkomëbëtare për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara (USAID) në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)