09 Shkurt 2023

Mbahet forum për koordinimin e nivelit lokal dhe qendror për Agjendën 2030

Prishtinë, 30 nëntor - Në kuadër të projektit ‘SDG Bridge - Ura e koordinimit në mes të nivelit lokal dhe qendror për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë’ , Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon edicionin e dytë të forumit të OZhQ-ve me temën ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030’.

Forumi do të përqëndrojë edhe këtë vit vëmendjen e instutucioneve në sfidat sistematike me të cilat përballen zyrtaët institucionalë dhe palët që punojnë për zbatimin e OZhQ-ve.

Në Kosovë, ndër tjerash sipas INDEP mungon edhe një ndarje dhe strukturim i të dhënave si në nivelin lokal ashtu edhe qendror.

Duke qenë se mbledhja e të dhënave ka rol thelbësor dhe lidhet direkt me zbatimin, monitorimin dhe raportimin për përmbushjen e OZhQ-ve, nevojitet theksim dhe vetëdijësim për problemet dhe mungesën e trajtimit të tyre në Kosovë.

Forumi i këtij viti, ashtu si vitin e kaluar do të mbledh palët e interesit dhe do të nxerrë rekomandimet dhe hapat konkretë për t’u bërë në këtë drejtim.

Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm është një plan i veprimit për njerëzit, planetin dhe prosperitet.

17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OzhQ-të) dhe 169 indikatorët e kësaj agjende adresojnë sfidat më të mëdha globale me të cilat përballemi në mijëvjeçarin e fundit, duke përfshirë varfërinë, pabarazinë, ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit, paqen dhe drejtësinë.

Adaptimi i kësaj agjende në politikat shtetërore është në baza vullnetare, por që është e pritshme që shtetet të ndërmarrin masa për zbatim të saj, përfshirë ndërtimin e mekanizmave të raportimit dhe përcjelljes së progresit dhe përfshirjen e kornizës së OZHQ-ve në kuadrin e politikave të nivelit qendror dhe lokal.

Në vitin 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Rezolutën për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të së cilës u themelua edhe Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm si një ndër trupat kryesor drejt promovimit dhe avancimit të kësaj agjende.

Një nga sfidat thelbësore në rrugën e adaptimit të Agjendës 2030 në politikat shtetërore është vendosja e targeteve nacionale.

Vendosja e targeteve kërkon të dhëna bazë për indikatorët e caktuar në mënyrë që të bëhet një planifikim me hapa konkret në përmbushjen e atyre targeteve.

Për të avancuar me shpejtësi Agjendën 2030 dhe për të arritur një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë kërkohet angazhim gjithëpërfshirës dhe proaktiv nga palë të ndryshme të interesit.

Këtu përfshihen akterë të rëndësishëm si institucionet qëndrore e lokale si dhe akterë të tjerë nga shoqëra civile, sektori privat si dhe akademia. Kjo qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë e aplikuar globalisht garanton zbatim e monitorim të duhur të agjendës.

Përfshirja e akterëve kaq të rëndësishëm në avancimin e Agjendës 2030 siguron mbushjen e boshllëqëve të vërejtura dukshëm në nivel vendi për zbatimin e Agjendës, si dhe shpërfaq hapa pasues që duhet të ndërmerren në mënyrë urgjente.

Qasja gjithëpërfshirëse e shoqërisë ndër tjerash nënkupton krijimin e një ure bashkëpunuese midis palëve të ndryshme të interesit për të mundësuar një partneritet produktiv dhe hapa konkret drejtë shtyerjes përpara të Agjendës 2030 dhe përmbushjes së Objektivëve të Qëndrueshëm (OZhQ-ve).

Përmirësimi i dialogut mes këtyre akterëve është esencial në kohën kur vetëdijësimi mbi këtë temë nuk është në nivelin e duhur.

Përmes krijimit dhe stabilizimit të këtij dialogu në mes të këtyre palëve të interesuar, dhe përmes gjetjeve dhe të dhënave të mbledhura nga ky forum synohet të mbështeten organet koordinuese për OZhQ-të në përpilimin e Raportit Vullnetar Kombëtar (VNR-s) si dhe përmirësimi i nivelit të zbatimit të OZhQ-ve në Kosovë.

Në Kosovë vitin e kaluar është organizuar forumi i parë i lartë politik me temën ‘Integrimi i Agjendës 2030 në planifikimet strategjike’. Forumi mblodhi krerët e shtetit dhe palë të tjera nga institucionet lokale, qendrore, sektori privat e akademia për të diskutuar e për të nxerrë rekomandimet e duhura në raport me hapat tutje për avancimin e Agjendës 2030.

Pjesë e rëndësishme e këtij forumi ishte edhe puna me grupet punuese të cilët kishin në përbërje palët më të rëndësishme lokale dhe qëndrore për zbatimin e agjend]s 2030. Rekomandimet e dala nga dy grupet kanë shërbyer si udhërrëfyes në nxitjen e masave dhe aktiviteteve të mëtejshme në nivel qendror dhe lokal në raport me politik-bërjen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)