20 Tetor 2019

Matoshi e Lluka konfirmojnë mbështetjen për projektet madhore të Gjilanit

Gjilan, 14 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikiit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë konfirmuar mbështetjen për projektet e mëdha për Gjilanin që janë duke u zhvilluar në këtë vit dhe në vitin 2019.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar ministrat Matoshi e Lluka për vizitën dhe zotimin e përkrahjes për Gjilanin.

“Programet më të mëdha që i kemi në Gjilan janë përfundimi i shtratit të lumit “Mirusha”, sanimi i kapërdershëses në Përlepnicë, efiçienca e energjisë në tri shkolla, ndërkaq me Ministrinë e Mjedisit ne po planifikojmë edhe për ndërtimin e tri parqeve, pastaj rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve”, ka thënë Haziri.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se përveç tjerash, kanë diskutuar në takim edhe lidhur me ndërrimin e gypave të asbestit.

“Përveç projekteve që janë inkorporurar në buxhet për vitin 2019, ne jemi këtu për të intensifikuar bashkëpunimin për tërë rajonin e Gjilanit. Ka shumë projekte që ujërat kanë marrë fokus të veçantë dhe jemi të interesuar ta menaxhojmë më mirë këtë fushë. Jemi të interesuar që ta përmirësojmë aspektin e humbjes së ujit qoftë nga kyqjet ilegale, qoftë matjet e gabuara apo vjetërsisë së sistemit”, tha Lluka.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për avancimin e projektit të fillimit të ndërtimit të impiantit për ujërat e zeza.

“Problemet që kryetari Haziri përballet çdo ditë e kanë vëmendjen edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe së bashku do t’i japim zgjidhje përmes projekteve konkrete që ndikojnë direkt në jetën dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve në Gjilan. Një pjesë të tyre do t’i shohin tani dhe shumë më shumë do t’i shohin në vitin 2019. Më e rëndësishmja dhe më kryesorja është që Komuna e Gjilanit dhe “Hidromorava” kanë punuar fuqishëm në aspektin e avancimit të ndërtimit të impiantit për ujërat e zeza. Shpresojmë që sa më shpejtë të ndënshkruhet kontrata me BERZH’in”, ka deklaruar Matoshi.

Pas takimit, kryetari Haziri së bashku me ministrat Matoshi e Lluka, kanë vizituar punimet në ndërtimin e shtratit të lumit “Mirusha” dhe kapërderdhësen në penden e Përlepnicës. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 tetor 2019 - Oda e Mjekëve te Kosovës organizon ditën e dytë të kongresit dhe panairit të parë të Mjekësisë” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kampionati ekipor në pingpong,  vazhdon më garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të zhvillon ndeshjet e fundit në ligën e juniorëve. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë se Kosovës organizon Edicionin e 7-të i Lojërave sportive në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në kryerje të detyrës. (Palestra Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan, ora 10:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mban akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava në solidaritet me kurdët. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 13:00)

- Shoqata humanitare "Sytë kërkojn dritë" me seli në Lozanë të Zvicrrës organizon mbrëmje humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. (Hotel OK në Prizren, ora 19:00)