29 Mars 2024

Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive avantazh për punëtorët

Prishtinë, 14 nëntor - Draft Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, ishte tema e diskutimit të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe përfaqësues të bizneseve.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se janë këtu që bashkërisht të diskutojmë dhe të japim komentet e propozimet”, të cilat do të dërgohen në KES. AKB-ja, është pjesë e Këshillit Ekonomik Social dhe tash sa kohë ua ka dërguar Draft Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, me qëllim të informimit me kohë dhe se a do të jetë kjo marrëveshje sfidë për bizneset, por ajo e cila është e sigurt, ajo do të jetë avantazh për punëtorët në të gjithë sektorët publik e privat.

AKB-ja këtë draft marrëveshje e ka diskutuar nëpër degët e saja, ku disa kompani kanë dhënë vërejtjet e tyre substanciale, por shumë të tjera nuk kanë pasur, ndërsa ju mund të jepni komentet e juaja të cilat do të dërgohen për implementim.

“Marrëveshja Kolektive, është një kushtetutë ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve”, tha Agim Shahini. Ai shtoi se marrëveshja rregullon: themelimin e marrëdhënies së punës, orarin e punës dhe pushimet, pagat, kompensimet dhe të ardhurat tjera personale, informimi i të punësuarave, ndërprerja e kontratës së punës dhe të drejtat e obligimet e palëve e mënyra e zgjedhjes së kontesteve.

Suat Berisha, nga kolegji Universum, tha se kanë vërejtje lidhur me pagesën e pushimit të lehonisë që ngarkesa e biznesit të jetë sa ma e vogël, duhet të krijohet fondi nga qeveria. Ai shtoi se edhe pushimi vjetor tek sektori i arsimit është i zgjatur dhe duhet rregullohet sipas ligjit për të gjithë njëjtë.

Xheladin Zenuni, nga kompani Shell- Al petrol, tha se kjo marrëveshje duhet të gjej zbatim sa më të shpejt në mënyrë që të ruhet fuqia punëtore për të mos ikur nga Kosova.

Liridon Alidema, nga kompania Emona- interex, tha se  implementimi i saj në terren nuk është i lehtë për shkak se krijon konfuzion në mes Marrëveshjes Kolektive e Ligjit të ri të Punës i cili është duke u realizuar dhe  nuk ka pësuar ndryshim dhe nga ajo kohë në tregun e punës ka ndryshime të mëdha.

Merita Musa, nga kompania Sigal, tha se pushimi pa pagës  në marrëveshje është jo i qartë mirë dhe i cili duhet të qartësohet se kur është e deomosdoshme dhe me këtë edhe siguria e vendit të punës dhe sigurimi shëndetësor.

Granit Sogojeva, nga kompania Besa security, tha se e mirëpresin marrëveshjen ku eliminon paqartësitë ligjor dhe avancon pozitën e punëtorit.

Sylejman Klinaku, avokat, tha se duhet të gjendet modaliteti i sanksionuar për punëtorët që pa paralajmërim e lënë vendin e punës dhe kompania has në vështirësi për të zëvendësuar vendin e punës.   

Lumnije Ajdini, nga AKB-ja, prezantoi marrëveshjen para të pranishmëve, ku patën mundësi të gjithë në mënyrë vizuele ta shohin marrëveshjen dhe të japin komentet e tyre.  

Në fund të diskutimit njëzëri u tha se kjo marrëveshje është avantazh për punëtorë, sfiduese në implementim por jo e pakalueshme dhe si e tillë mund të ecë drejt avancimit të të drejtave të dy palëve dhe gjatë implementimit të pësoi ndryshim e inkorporohet Ligji i ri i Punës e Lehonisë që në realizim. 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)