20 Prill 2024

Maqedonia dhe Kosova do të hapin vendkalim të ri kufitar

Shkup, 11 shkurt - Hapja e vendkalimit të ri kufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe lehtësimi i procedurës doganore kontribuoi për avancim të bashkëpunimit midis dy vendeve, vlerësuan sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Maqedonisë Zoran Stavreski dhe ministri kosovar i Financave Ahmet Shala pas nënshkrimit të marrëveshje doganore bilaterale. 

“Maqedonia dhe Kosova nuk janë vetëm vende fqinje, por kanë edhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe në planin politik dhe ekonomik. Kosova është partneri i shtatë tregtar i Maqedonisë. Këmbimi i përgjithshëm në vitin 2010 midis dy vendeve është 450 milionë dollarë, prej të cilëve 430 milionë janë eksport nga Maqedonia. Këmbimi në vitin 2010 është rritur për 30 për qind në krahasim me vitin 2009, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jetë edhe më i mirë, ndërsa qëllimi ynë është që ajo dyfish rritet”, deklaroi ministri Stavreski dhe shtoi se që të ndodh kjo shteti duhet të krijojë kushtet, ndërsa biznesmenët më shpesh të takohen.

Pikërisht në këtë drejtim, siç theksoi, është edhe Marrëveshja doganore e nënshkruar sot, e cila do të mundësojë mënyrë evropiane të doganimit, gjegjësisht doganimi do të jetë i përbashkët në një pikë.

Stavreski paralajmëroi se në kuartalin e parë të këtij viti pritet të nënshkruhet edhe marrëveshje për evitim të tatimit të dyfishtë, që është kërkesë e biznesmenëve dhe për çka kanë filluar negociata.

Krahas kësaj, për përmirësimin e kushteve për biznesmenët, është edhe hapja e vendkalimit të ri kufitar Debëllde-Stançiq, me ç’rast iniciativa është filluar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Stavreski theksoi se mundësitë e këtilla duhet të jenë sinjal për biznesmenët, si dhe për realizim të qëllimit që dyfish të rritet këmbimi tregtar.

Sipas ministrit kosovar Shala, kjo marrëveshje dhe ajo që pason do të kontribuojë që të tejkalohen barrierat që ekzistojnë për biznesmenët qoftë në Maqedoni ose Kosovë, si dhe për mbrojtje nga kontrabanda, krimi i organizuar dhe të ngjashme.

Maqedonia, siç theksoi, është shembull për zbatimin e fiskalizimit dhe Kosova është e interesuar për këmbim të përvojave. Ai ia transmetoi iniciativën ministrit Stavrevski për takime më intensive reciproke në çdo tre muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)