29 Mars 2024

Maqedoni, Bie fuqia blerëse e qytetarëve

Shkup, 2 gusht - Qytetarët e Maqedonisë janë pesimistë lidhur me gjendjen ekonomike në vend.

 Ata ankohen se fuqia blerëse e tyre ka shënuar rënie, në krahasim me vitin e kaluar. Nëse vitin e kaluar, furnizimi ditor për bukë, qumësht, mish, zarzavate, fruta dhe pije kushtonte rreth 500 denarë, këtë vit për të njëjtat para nuk mund të blihen të gjitha produktet.

Një pjesë e qytetarëve thonë se çmimet janë evropiane kurse standardi ballkanik.

“Shumë e kemi të vështirë. Çmimet tek ne janë njëlloj sikur në vendet e jashtme”.

“Vitin e kaluar ishte pak më mirë, këtë vit është më vështirë dhe më shtrenjtë. Shumë më pak mundemi të blejmë në krahasim me vitet e kaluara”.

Rënia e fuqisë blerëse të qytetarëve konfirmohet edhe nga rezultatet e fundit të Entit shtetëror për statistikë. Në anketën e realizuar, qytetarët kanë vlerësuar se për dallim nga viti i kaluar, blejnë vetëm atë që është e domosdoshme. Përveç qytetarëve, në anketën e Entit të statistikës ankohen edhe tregtarët e shitjeve me pakicë.

Ata thonë se kërkesa për çdo ditë shënon rënie, kurse mallrat nëpër magazina u shtohen. Tregtarët thonë se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit shesin vetëm produktet që janë për konsum ditor.

Ata thonë se shitja e dobët është rezultat i rritjes së çmimeve të një pjese të produkteve në tremujorin e parë të vitit, por edhe për shkak të xhepit gjithnjë e më të cekët të qytetarëve.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)