13 Korrik 2020

Malta ka arritur të konfiskoj monedha false libiane të shtypura nga Qeveria ruse

Valleta, 1 qershor - Sic njofton e përditshmja libiane, “Libya Herald”, Qeveria e Maltës ka njoftuar se me 26 Maj 2020, ka arritur të zbuloj 1.1 miliardë dinarë libianë të falsifikuara (rreth 800 milionë dollarë), të cilat ishin shtypur në Rusi dhe të cilat kishin si destinacion grupin rebel të gjeneralit Khalifa Haftar, i cili mbështetet nga Qeveria ruse për të marr kontrollin e Libisë.

Dinarët libian janë të falsifikuar dhe ishin shtypur nga kompania shtetërore ruse Goznak, pa kërkesë nga Banka Qendrore Libiane. Kompani ruse Gornak në vitin 2016, kishte pasur një kontratë me Bankën Qendrore Libiane për të shtypur 4 miliardë dinarë libian, andaj ajo ka shfrytëzuar njohuritë që i ka pasur për elementet e sigurisë të monedhës libiane, me qëllim shtypjen e tyre dhe mos zbulimin që janë false, pra pa mbulesë.

Dyshohet që pas fillimit të konflikteve në Libi, në mes të gjeneralit Haftar, që mbështetet nga Rusia dhe Qeverisë legjitime libiane, Qeveria ruse kishte shtypur edhe hera tjera monedha libian të falsifikuar, të cilët i ishin dorëzuar gjeneralit Haftar, me qëllim financimin e kryengritjes dhe shkatërrimin e sistemit financiar libian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)