26 Prill 2024

Magno njoftoi ministrin Reka për planet afatgjatë të USAID në Kosovë

Prishtinë, 10 mars - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë Znj.Lisa Magno, me të cilën bisedoi për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe avancimin e koordinimit të donacioneve.

Ministri Reka falënderoi, Znj. Magno për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë, dhe popullit Amerikan.

Njëkohësisht,  Ministri Reka shpalosi prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave të menjëhershmenë funksion të avancimit të agjendëseuro-atlantike të Kosovës.

Nga ana e saj Znj. Magno njoftoi ministrin Reka për planet afatgjatë të angazhimit të USAID në Kosovë dhe njoftoi për strategjinë pesëvjeçare që është finalizuar dhe pritet aprovimi i saj brenda disa muajve.

Njëkohësisht, uroi Ministrin Reka për detyrën e re, dhe uroi formimin e Qeverisë Kurti, si shpresë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)