28 Mars 2024

LV kërkon hetime për kontratën abuzive të Prishtina Parking

Prishtinë, 18 gusht - Grupi i Këshilltarëve Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, reagon ndaj një kontrate të dyshimtë që Ndërmarja Publike Komunale “Prishtina Parking” e ka realizuar me një operator ekonomik. Bëhet fjalë për kontratën e titulluar “Shërbime për menaxhimin e parkingjeve”.

Fillimisht duhet thënë se ka qenë krejt e panevojshme që një kontratë e tillë të bëhet në formën si ka ndodhur. Nuk ka pasë asnjë emergjencë që e njejta të bëhet me procedure të negociuar dhe pa publikim të njoftimit të kontratës.

Më e rëndësishme dhe më emergjente, për qytetin dhe qytetarët, është miratimi i Rregullorës se re të “Prishtina Parking” që do ta përcakton mënyrën e operimit, se sa tenderët dhe kontratat e dyshimta që i realizon kjo ndërmarrje.

"Çështje në vete është vlera e kontratës. 750.000.00 euro është shuma e përcaktuar apo e negociuar në mes të “Prishtina Parking” dhe OE. Sipas njohësve të fushës, vlera reale e aplikacionit, që është objekt i kontratës, është shumfish herë më e vogël" thekson LV.

Në këtë rast, ftojmë organet kompetente t’i fillojnë hetimet për këtë keqpërdorim dhe abuzim të fondeve publike.

Skandal tjetër është edhe përshkrimi i shërbimeve që ofrohen/kërkohen me këtë kontratë. Aty kemi të bëjmë me tendencë për të marrë kompetenca që janë ekskluzivitet i Policisë së Kosovës.

Prandaj, kërkojmë që sa më parë ta anulohet kjo kontratë e paligjshme.

“Prishtina Parking”, me tolerimin që i bëhet nga Kryetari Përparim Rama i LDK-së dhe Komuna e Prishtinës, vazhdon të jetë ndërmarrje që qytetarëve më shumë iu shkakton shqetësime e dëme se sa që iu ofronë shërbime e lehtësira. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)