26 Prill 2024

Luftimi i varfërisë dhe i pabarazisë mbetet prioritet i qeverisë

Prishtinë, 11 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e organizuar nga UNKT me temën Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në këtë dekadë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se prioritetet e qeverisë sonë janë të bashkërenduara me prioritetet strategjike të Kombeve të Bashkuara.

Më tej, kryeministri Kurti tha se programi i Qeverisë së Kosovës përmban dy prioritete të mëdha të cilat reflektojnë ambiciet e qytetarëve për një jetë më të mirë.

“Këto dy prioritete janë Punë dhe Drejtësi. Punë sepse Kosova është vend i varfër dhe drejtësi sepse Kosova është vend i vjedhur."

"Papunësia dhe korrupsioni janë dy temat që shqetësojnë më së shumti qytetarët, prandaj ata edhe e kanë votuar një qeveri e cila dëshiron që ata t’i nxjerrë nga kriza përmes zhvillimit ekonomik të fokusuar në investime dhe përmes luftimit të korrupsionit nëpërmjet pavarësimit të sistemit të drejtësisë”, tha kryeministri Kurti. 

 5 P-të e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm , janë Planeti, Paqja, Prosperiteti, Partneriteti dhe Njerëzit (people) të cilat e njohin dhe e vendosin qytetarin në qendër.

 Sepse është qytetari ai i cili sipas Kurtit edhe bënë ndryshimin por edhe për të cilin duhet ta bëjmë ndryshimin.

Fuqizimi i qytetarëve bëhet duke ndërtuar një sistem i cili ofron mundësi e shanse të barabarta për të gjithë.

"Sot ekonomia është e koncentruar dhe jo e shpërndarë. Oxfam raporton se 1% e njerëzve të pasur në botë kanë dyfish më shumë të ardhura se 6.9 miliardë njerëz dhe nëse taksohen vetëm 0.5% ky 1% do të mund të krijonte 117 milionë vende të reja të punës në dhjetë vitet që vijn", ka theksuar Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)