29 Mars 2024

Ligjit për Skemat Pensionale vlerësohet se ka nene diskriminuese

Prishtinë, 13 qershor - Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale ku ishin prezent përfaqësuesit e gjashtë Federatave Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, të cilët njëzëri kërkuan që me urgjencë të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale në përmbajtjen e të cilit vlerësohet se ka nene diskriminuese të cilat tani i ka vërtetuar edhe Zyra e Avokatit të Popullit, u debatua për nevojën  e plotësim ndryshimit të këtij ligji.

Deputetët e GP të LDK-së në këtë Komision Parlamentar ju dhanë mbështetje kërkesave të arsyeshme të Federatave Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës dhe u zotuan se do të jenë shumë të përkushtuar dhe të vendosur në realizimin e të drejtave dhe kërkesave legjitime të kësaj shtrese të shoqërisë sonë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshme në lirinë, pavarësinë dhe etapat e shtetndërtimit të vendit tonë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)