29 Mars 2024

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, mbi 50 mijë biznese përfitues

Prishtinë, 4 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseit e vlerëson  si vonesës të panevojshme për miratimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kohë tash kur bizneset, punëtorët e sektorit privat ju është përkeqësuar gjendja dhe kanë vështërsi të mëdha të mbijetesës që nga fillimi i Pandemisë Covid 19.

Kosova është përfituesi më i vogë nga Fondet e ndryshme ndërkombëtare gjatë kohës ë Pandemisë në mungesë të vullnetit politik për miratimin e Ligjeve që kanë të bëjnë më thithjen e fondeve për mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.

Efektet e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike janë të shumëfishta si në aspektin financiar  rreth 365 milion euro por rreth 200 milion do të shpërndahen direkt per biznese dhe punetore e që  kjo është mbështetja më e madhe për të ngritur ekonominë dhe  mirëqenien e gjithë qytetarëve të Kosovës.

Pas miratimit të këtij Ligji për herë të parë në historin e pasluftës por edhe në Ballkanin Perendimor Qeveria  evendit i liron prodhuesit vendor nga TVSH për lëndë të parë  në mbrendi të gjithë bizneset që i përkasin sektorit prodhues dhe përpunes dhe kjo është mbështetje dhe fuqizimin direkt të Prodhimeve Vendore Made in Koosva.

Mbi 50 mijë biznese aktive do të përfitojnë mjete financiare për daljen nga kriza në këtë kohë të Pandemise.

Mbi 60 mijë punëtorë të cilët kan humbur vendin e punës përshkak të krizës së Pandemisë do ti marrin rreth 900 euro.

Mbi 100 mijë punëtorë të kompanive aktive do të përfitojë mbështetja nga ky Ligj,

Po ashtu Ligji do të lëhtësoj bizneset nga Borxhet, gjobat dhe ndëshkimet të cilat janë mbledhur gjatë Pandemisë, gjë që kjo është edhe një mbështetje edhe bizneseve edhe qytetarëve të vendit.

Fondi për Garantimin e Kredive do të ju mundësoj bizneseve qasje, mbështetje  dhe lehëtsira në financimin e kredive.

Tërheqjen e 10% të mjeteve që kushtëzojn deri në vlerën 10000 euro do të kompenzohen nga shteti ndersa ata mbi 10000 jo, AKB e vlerëson si diskriminim  të punëtorëve dhe qytetareve sepse kriza dhe pandemia i ka përfshirë të gjitha kategorit.

AKB i kërkon qeverisë sa ma shpejt zbatueshmërin e këtij Ligji , kurse bizneseve të jenë korrekt edhe ndaj institucioneve shtërore edhe ndaj punëtorëve gjatë aplikimit dhe shpërndarjes së mjeteve financiare.

Kërkojmë nga ushtruesja e detyrës së Presidentit të Koosvës znj. Vjosa Osmani që menjëherë ta dekretojë këtë Ligj sa ma shpejt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)