20 Prill 2024

Lidhja e Pensionistëve do të ketë gjithë gatishmërinë e MPMS-së

Prishtinë, 17 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësues të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të prirë nga Shaban Kajtazi, me të cilët kanë diskutuar lidhur me angazhimet gjatë kësaj periudhe pandemike në të cilën ndodhet vendi.

Mes tjerash, me përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve, ministri Reçica ka diskutuar edhe rreth planit legjislativ të MPMS-së, veçmas rreth përkushtimit për të shtyrë përpara procesin e reformës pensionale, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie shoqërore shumë të respektuar.

Në fund të këtij takimi, ministri Reçica është shprehur se, Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, do të ketë gjithë gatishmërinë tij dhe të MPMS-së, që konform përgjegjësive do të kenë mbështetje në funksion të mirëfunksionimit të tyre, me synimin që misioni i përbashkët të jetësohet sa më lehtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)