24 Prill 2024

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2020-2022

Prishtinë, 9 korrik - Nën udhëheqjen e ministrit të Financave Bedri Hamza njëherit edhe koordinator nacional për Programin për Reforma në Ekonomi, është mbajtur sot takimi lancues për Programin për Reforma në Ekonomi 2020-2022, ku morën pjesë edhe udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ministrat përkatës, përfaqësues të ministrive të përfshirë në këtë proces, përfaqësues të Komisionit Evropian, ambasadave të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Në fjalën e tij ministri i Financave Bedri Hamza theksoi se në këtë proces, institucionet që ne përfaqësojmë kanë bërë një punë të madhe në forcimin dhe avancimin e këtij dialogu. Vlerësimet  që kemi pranuar vazhdimisht nga Komisioni Evropian kanë qenë mjaft pozitive dhe me këtë po  dëshmohet se Kosova e kupton rëndësinë dhe rolin e procesit të qeverisjes ekonomike si një nga shtyllat kryesore të zgjerimit dhe si përgatitje për pjesëmarrjen eventuale në Semestrin Evropian.

Ministri gjithashtu kërkoi që të ketë zhvillim edhe më të madhë në ngritje të kualitetit të dokumentit  edhe në të ardhmen ku ne si vend duhet të paraqesim zotimet për reformat e nevojshme strukturore për ti  përmbushur  kriteret ekonomike, të cilat janë kërkesa kyçe për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të përcaktuara me kriteret e Kopenhagës si dhe ne duhet të  demonstrojmë  se zbatimi i reformave nuk prek qëndrueshmërinë financiare në periudhën afatmesme, dhe të jenë të përballueshme për buxhetin dhe në këtë mënyrë të mundësojnë bazë solide për funksionim efektiv të ekonomisë në tregun afatgjatë.

Ai gjithashtu theksoi se dialogu ekonomik dhe financiar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke u bazuar në Programin e Reformës Ekonomike 2019-2021 ka nxjerr dy dokumente bazë, Vlerësimin e Komisionit Evropian dhe Konkluzionet e Përbashkëta të miratuara në kuadër të Takimit Ministror të datës 17 maj, ku të dy këto dokumente kanë vlerësuar gjendjen reale të ekonomisë sonë, por edhe kanë prezantuar sfidat kryesore adresimi i të cilave do të eliminonte disa barriera kyçe për rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Ministri Hamza në fjalën e tij përmendi edhe sfidat si aktivizimi ekonomik dhe punësimi sidomos i femrave dhe të rinjëve, ndërlidhja mes arsimit dhe tregut të punës, formatizimi i ekonomisë, shfrytëzimi i potencialit të burimeve të ripërtëritshme  dhe kursimeve të energjisë si dhe hapja e plotë e tregut të energjisë.

Ministri e përmbylli fjalën e tij me dy kërkesa për të pranishmit, e para ne si vend duhet të bëjmë prioritizimin e duhur për të adresuar barrierat kyçe ekonomike të identifikuara  dhe e dyta ka të bëjë me zbatimin dhe duke siguruar përzgjedhjen e prioriteteve të duhura dhe ndërlidhjen e mirë të tyre me kornizën makrofiskale, ne të  sigurohemi për një  zbatim të mirëfilltë të reformave strukturore.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësuese  speciale e  BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, vuri në dukje faktin se duke marrë pjesë në stërvitjen e ERP, Kosova dhe Ballkani Perëndimor pasqyrojnë procesin e Semestrit Evropian.

Znj. Apostolova gjthashtu theksoi se qeverisja ekonomike i përket bazave të politikës së zgjerimit dhe prandaj është  prioritet  kryesor në dialogun tonë me Kosovën.

"Është e rëndësishme që Kosova të shtojë përpjekjet e saj në luftën kundër ekonomisë joformale, ruajtjen e disiplinës fiskale, reformat energjetike dhe përmirësimin e kushteve të tregut të punës për gratë dhe të rinjtë në veçanti."

"Zbatimi i këtij udhëzimi për politika kërkon jo vetëm përpjekje në emër të organeve zbatuese, por gjithashtu edhe angazhim të fortë politik. Vetëm kjo mund të sjellë ndryshime dhe përparim real në terren, duke mbështetur përfundimisht zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e mundësive të punësimit për popullin e Kosovës ", theksoi Apostolov.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)