20 Prill 2024

Lajmi për kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero është i pavërtetë

Prishtinë, 23 mars - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se lajmi i publikuar për kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero është tendencioz dhe i pavërtetë.

"Vendimi për themelimin e grupit që ka qarkulluar sot në mediume të caktuara është një obligim procedural që përcaktohet nga Rregullorja e Punës së Qeverisë ku caktohen personat që do të monitorojnë vijueshmërinë e procesit", thekson MPB.

Zyrtarja e caktuar sipas këtij vendimi është e njëjta që ka përgatitur me ekipin draftin e Ligjit për Paga i cili tashmë është në finalizim.

MPB rithekson se “Drafti është në finalizim, dokumentin do ta ndajmë me të gjitha mediat dhe grupet e interesit dhe do të jemi të hapur për sugjerime e bashkëpunime të shëndosha".


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)