25 Prill 2024

Kuvendi mblidhet sot për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

 Prishtinë, 22 mars - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit. 

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues. 

Pas mbledhjes së Kryesisë Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)