27 Shkurt 2020

Kuvendi Komunal i Prizrenit miraton buxhetin e vitit 2020

Prizren, 10 tetor - Në mbledhjen e shtatë të Kuvendit Komunal për vitin 2019, të mbajtur sot si vazhdimësi e mbledhjes së datës 25 shtator 2019, është miratuar buxheti i vitit 2020 dhe parashikimi buxhetor për vitet 2021 dhe 2022.

Kjo pikë e rendit të ditës u votua unanimisht nga anëtarët prezentë të Kuvendit me 22 vota për.

Në këtë mbledhje u propozua që të hiqen pikat e tjera të rendit të ditës dhe të shqyrtohet për t'u miratuar vetëm pika e V (pestë) për buxhetin e Komunës së Prizrenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)