19 Prill 2024

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ndan 20 mijë euro për Shqipërinë

Prishtinë, 27 nëntor - Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që të vendoset si pikë e rendit të ditës, ndihma me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për familjet e dëmtuar nga tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri.

Me këtë rast këshilltarët komunal unanimisht aprovuan këtë rend dite, duke e përgëzuar dhe përkrahur iniciativën e kryetarit Bahtiri, për tu dalë në ndihmë sado pak atyre familjeve.

Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me  vëllezërit me motrat në Shqipëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)