16 Prill 2024

Kuvendi Komunal i Gjilanit miraton rishikimin e buxhetit

Gjilan, 10 qershor - Kuvendi Komunal i Gjilanit, sot, në një seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Zijadin Maliqi, drejtor i Financave, ka thënë se Ministria e Financave, përmes një shkrese drejtuar Komunave,  ka kërkuar rishikimin e buxhetit në funksion të pandemisë.

Mundësitë për ri-rregullim të buxhetit nuk kanë qenë të mëdha dhe vetëm disa mjete kemi mundur t`i bartim nga një projekt te projekti tjetër, në shumë rreth 500 mijë euro, si te bujqësia, ku rrugët e arave nuk kanë mundur të kryhen për shkak të pandemisë dhe tani barten te asfaltimi i rrugëve, pastaj te shëndetësia dhe disa të tjera, në kuadër të kategorive të caktuara. 

Me diskutime, pyetje e komente, kontribuuan Riza Abdyli (PDK), Nevzad Isufi (LVV), Avdyl Aliu (LDK), Arta Haziri (AAK), Mimoza Kadriu (Nisma), Ibish Ibishi (KP), Milivoje Stojanoviq (SL), Bujar Nevzati (PDK), Fitim Guda (LDK) Arianit Sadiku (LVV), Isa Agushi (PDK) dhe të tjerë, të cilët, varësisht prej këndvështrimit, patën vërejtje te ri-orientimi i mjeteve, sidomos te bujqësia, duke thënë se kjo është pasojë e planifikimit jo të duhur, përkatësisht i dhanë përkrahje propozimeve të ekzekutivit, të bindur se ri-destinimi është i duhur.       
 
Drejtori Zijadin Maliqi sqaroi se rishikimi i buxhetit dhe riorientimi i mjeteve është bërë prej drejtorive, duke shtuar se riorientimi i mjeteve jashtë kategorisë nuk mund të bëhet.  

Sa i përket bartjes së një shume të mjeteve të projekti i tregut të gjelbër, sqarime shtesë ka dhënë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, sikurse edhe drejtorët Bekim Bajrami (Urbanizmi), Naser Korça (Shërbimet Publike), Ramiz Ramadani (Bujqësi), Selami Xhemajli (Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale), të cilët janë përgjigjur në pyetjet për rishikimin buxhetor tek sektorët që udhëheqin ata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)