19 Mars 2024

Kuvendi i Kosovës votoi kundër investimeve dhe zhvillimit të vendit

Prishtinë, 23 maj - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me shqetësim të madh e mori lajmin për refuzimin për ndryshimin e ligjit për shoqëri tregtare, nenit 34, pika 2 nga ana e parlamentit të Kosovës.

OAK vlerëson se me këtë nen, Kuvendi i Kosovës ka shkelur kushtetutën e Republikës së Kosovës, kapitulli 1, neni 10, ku thuhet se: Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Imponimi në gjininë e udhëheqësve në Korporata dëmton rëndë biznesin, kushtetutën e vendit dhe është një pengesë direkte në ardhjen e investimeve të huaja në Kosovë dhe rritjen e punësimit.

Ky votim nga ana e kuvendit të Kosovës më tepër ngjason me vendime të marra në vende komuniste se sa ato kapitaliste dhe tregtisë së lirë, siç është Republika e Kosovës.

Arsyetimi i sponzorizuesve për rivotim se ligje të tilla ekzistojnë në Gjermani, Itali e shtete tjera është plotësisht i paqëndrueshëm dhe me tendencë të drejtëpërdrejtë të pengimit të investimeve dhe të dëmtimit të korporatave në vend. Në disa shtete mund të ekzistojë ndonjë rekomandim i tillë, por jo detyrim që në fillim 40% e pas dy vjetëve 50% e udhëheqjes së bizneseve private t’i takojnë pjesëtarëve të gjinisë së caktuar.

OAK kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të reagoj dhe ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës propozimin për ndryshimin e këtij neni.

Për dijeni të deputetëve votues të këtij neni, si pasojë e mungesës së ligjeve, mungesës së ofertave të favorshme për investime, mosfunksionimit të gjykatave dhe klimës jo të mirë të të bërit biznes, Kosova vazhdon të mbetet shteti më i varfër në Ballkan me shkallën më të lartë të papunësisë dhe buxhetin më të vogël.

Në fund, OAK njofton se do të i përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm në këtë drejtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)