18 Prill 2024

Kundërshtarë të globalizimit takohen në Senegal

Dakar, 8 shkurt - Në kryeqytetin e Senegalit filloi forumi i 11-të social botëror. Në hapje të tij dhjetëra mijëra demonstrues dhe kundërshtarë të globalizimit nga e gjithë bota morën pjesë në një marshim proteste.

Mijëra demonstrues dhe kundërshtarë të globalizimit nga e gjithë bota morën pjesë në marshimin e protestës drejt ndërtesës së universitetit, ku do të zhvillohet shumica e veprimtarive. Sivjet vëmendja i kushtohet revoltave popullore në Afrikën Veriore. Përfaqësues të vendeve arabe kërkuan fundin e qeverive autoritare dhe diktatoriale.

Deri të premten pjesëmarrësit duan të këshillohen për alternativa ndaj sistemit ekonomik botëror në fuqi dhe për një ndarje më të drejtë të burimeve Tokës. Në Senegal priten deri në 65 000 pjesëmarrës, ndër ta krerët e shteteve të Bolivisë dhe Venezuelës, Evo Morales dhe Hugo Chavez.

Forumi social botëror u themelua në vitin 2001 si kundërpeshë ndaj forumit ekonomik botëror në Davos. Whitaker-i dhe dy kolegë të tij themeluan në Porto Alegre Forumin Social Botëror, si kundërprojekt ndaj Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it. Ata që mblidhen në të nuk janë shefa shtetesh apo koncernesh, por organizata joqeveritare, përfaqësues të kishave dhe qytetarë të thjeshtë.

Në fakt emërtimi Forum Social Botëror nuk i përgjigjet realitetit, sepse në vend të një aktiviteti të madh qendror, në të gjithë globin zhvillohen disa forume të decentralizuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)