24 Maj 2022

Kryeministri Kurti vizitoi Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Prishtinë, 19 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në takimin me Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kryesuar nga z.Nazmi Mikollovci, u bisedua për punën e bërë nga muaji gusht i vitit të kaluar, pas votimit të Bordi të ri nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 

Kryeministri vlerësoi se bashkërisht janë arritur disa suksese shumë të vlefshme për interesin publik, shtetëror e ekonomik të Kosovës.

Ai shprehu mbështetjen e plotë të Qeverisë për punën e AKP-së, si dhe përkushtimin për t’i përballuar sfidat, duke mos e kursyer vullnetin dhe duke shkëmbyer përvojat dhe dijet. 

Gjatë takimit u bisedua për Strategjinë përmbyllëse të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, e cila tashmë është hartuar, si dhe për rrugën përpara, drejt themelimit të Fondit Sovran.

Tash së fundmi Qeveria e Republikës e ka pranuar nga grupi punues draftin përfundimtar të Koncept Dokumentit për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Ky dokument përbën bazën konceptuale dhe strategjike për themelimin e Fondit Sovran,

përfshirë konceptin dhe hapat për vendosjen e bazës ligjore dhe institucionale të Fondit.

Paralelisht me punën e këtij grupi punues, Bordi i AKP-së ka arritur që t’i evidentojë në një regjistër të përbashkët gjithsejtë 2364 asete të AKP-së, nga të cilat pas një analize të hollësishme e konkrete është vlerësuar se 1653 prej tyre do t’i barten Fondit Sovran, ndërkaq 771 do të vazhdojnë të ngelen nën portofolin e AKP-së. 

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci, bëri të ditur se tashmë janë bërë shkurtimet e shpenzimeve, në vlerë të gjithmbarshme prej mbi 2 milionë e 600 mijë euro. Kjo u vlerësua si e arritur shumë e vlefshme dhe e dobishme për agjencinë dhe Buxhetin e Republikës së Kosovës. 

U vlerësua lartë aktivizimi i Ndërmarrjes Shoqërore “Brezovica”, e cila tashmë është vënë në funksion, në përputhje të plotë me sistemin juridik të Kosovës.

Fiskalizimi përbrenda ligjit dhe formalizimi i kësaj ndërmarrjeje u vlerësuan si parakushte për t’iu hapur rrugën investimeve për këtë qendër tejet të rëndësishme turistike për Kosovën me potencial të madh për vendin tonë. 

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci iu falënderua kryeministrit dhe ministrave për vizitën dhe takimin, si dhe për përkrahjen e dhënë nga Qeveria për punën dhe veprimet e muajve të fundit. 

Në përmbyllje të takimit u theksua se nëpërmjet bashkëpunimit e koordinimit institucional do të mundësohet tejkalimi i sfidave dhe krijimi i një baze zhvillimore për Republikën e Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc në Shtime, ora 11:40)

- Në kuadër të programit dhe ekspozitës Babylonian Vision të artistes Nora Al-Badri qe qëndron e hapur në Galeria 17 mbahet diskutim me temë "Dekolonializimi i artefakteve. Demokratizimi i muzeve". (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)