27 Nëntor 2021

Krijimi i Gjykatës Komerciale, një ndihmesë e madhe për operimin e bizneseve të vogla

Prishtinë, 21 tetor - Ndikimi dhe përfitimet nga themelimi i Gjykatës Komerciale për sektorin privat në Kosovë, si dhe përmirësimi i klimës së investimeve, ishin disa nga temat kyçe të cilat u diskutuan gjatë një forumi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi i USAID për Drejtësi Komerciale, me hisedarë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe sektoriprivat.

Doarsa Kica Xhelili, depute dhe kryesuese e grupit punues pranë Komisionit Parlamentar Legjislativ theksoi rëndësinë e formimit të Gjykatës Komerciale dhe përmendi lehtësimin e operimit të bizneseve pas formimit të tij. Ajo tha se si kryesuese e këtij grupi punues konsideron se miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale është esencial për nivelin e vendit dhe për të lehtësuar proceset dhe zgjidhjet e shpejta të konteksteve, duke theksuar në veçanti trajtimin e barabartë që kjo Gjykatë u ofron të gjitha bizneseve. Kica Xhelili u shpreh se janë të gatshëm që t’a shtyjnë votimin për themelimin e kësaj Gjykate në një afat sa më të shpejtë, gjithmonë duke konsideruar edhe sugjerimet dhe komentet e institucioneve dhe organizatave përkatëse për themelimin dhe mbarëvajtjen e saj.

Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Tea Blakaj Hoxha përmendi risitë në rast të themelimit të një gjykate të tillë. Sipas saj, Gjykata Komerciale do të jetë shembull edhe për gjykatat e tjera për mënyrën e menaxhimit dhe funksionimit të saj. Përvec kësaj, ajo shtoi se objekti i ri, pas themelimit të kësaj gjykate, do të ketë rritje të numrit të gjyqtarëve të rinj dhe bashkëpunëtorëve professional, ‘’Gjykata Komerciale rrit transparencën dhe llogaridhënien’’ tha ajo.

Chris Thompson, Udhëheqës i Programit të USAID për Drejtësi Komerciale përmendi rëndësinë e Gjykatës Komerciale në rritjen e vendeve të punës dhe krijimin e hapësires adekuate për investimet e huaja, e edhe ato vendore në Kosovë. Thompson tha se menaxhimi i vështirësive të gjykatës i vëzhguar nga komuniteti i biznesit, asistimimi i gjyqtarëve, shqyrtimi i rasteve në mes bizneseve dhe Qeverisë, si dhe adresimi i konteksteve në një adresë të vetme dhe të duhur janë disa nga lehtësimet që do i sillte themelimi i Gjykatës Komerciale.

Avokati nga Shita&Ibrahimaga, Ardi Shita, njëherit edhe moderator i kësaj tryeze tha se nuk ka zgjidhje më të mirë për përmirësimin e të bërit biznes, se themelimi i Gjykatës Komerciale, dhe kjo nuk vlen vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për vendet e tjera të rajonit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)