21 Maj 2019

Kreditimi në Kosovë në 2018 është zgjeruar me një ritëm prej 11.5 për qind

Prishtinë, 6 dhjetor - Sektori bankar në Kosovë ka përmbyllur konferencën vjetore në të cilën u diskutua mbi të arriturat e sektorit për vitin 2018 dhe për mundësitë dhe perspektivën e vitit të ardhshëm.

Në hapje të konferencës, Kryetari i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ilir Aliu, prezantoi një përmbledhje të përfromancës së sektorit ku potencoi rritjen e vazhdueshme të kredive dhe depozitave në Kosovë.

Ai tha se kreditimi në Kosovë në vitin 2018 ishte zgjeruar me nje ritem shume te mire respektivisht rreth 11.5%.

Aliu potencoi edhe rritjen në kredimin e sektorit prodhues që ka arritur në 210 milion euro. Gjithashtu, u prezantua edhe stabiliteti finacianci dhe performanca e portofolios kreditore, ku kreditë joperformuese shënuan 2.8% si një indikator i rëndësishëm.

Ai falenderoi edhe të gjithë fuqinë punëtore të sektorit bankar të cilët po kontribojnë që sektori bankar të ketë këtë performancë dhe stabilitet dhe njëkohësisht shprehi nevojën për më shumë siguri në sektorin bankar si për stafin ashtu edhe për klientët pasi që këtë vit kishte një numër të shtuar të grabitjeve të bankave.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Mehmeti, shprehu mirënjohjen e tij për organizimin e kësaj konference nga Shoqata e Bankave dhe për bashkëpunimin e ngushtë me sektorin.

Ai theksoi rënëdsinë që ka sektori bankar në zhillimin ekonomik të vendit duke potencuar indikatorët kryesorë dhe duke ju referuar fushave specifike ku mund të bëhet edhe më shumë si në aspektin rregullativ ashtu edhe në aspektin e përmirësimit të kushteve të kreditimit.

“Standardet më të lehtësuara kreditore dhe zvogëlimi i normave të interesit në kredi kanë shërbyer si stimuj të rëndësishëm për rritjen e kërkesës për kredi, duke rezultuar në një rritje vjetore të kredive prej 11.6 për qind në muajin tetor të këtij viti."

"Në tetor 2018, norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.6 për qind, që paraqet një përmirësim shumë të madh në krahasim me një periudhë jo shumë të largët.”, deklaroi Mehmeti.

Gjithashtu u prezantua një pasqyrë e përformancës së sektorit banker të Kosovës në raport me vendet e Evropës Juglindore të cilën e prezantoin Nënkryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Robert Wright, njëherit Kryeshef Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Kosovo.

Ai paraqiti të dhënat e fundit të cilat tregojnë se Kosova në shumë aspekte qëndron më mire se raojoni, si në kreditë joperformuese ashtu edhe në normat të interesit për kredi si dhe në sistemet e pagesave.

Megjithatë, u paraqitë edhe nevoja që të rritet përdorimi i kartelave bankare në Kosovë dhe të reduktohet paraja e gatshme e cila ndërlidhet edhe me nivelin e lartë të ekonomisë joformale.

Në këtë konferencë u organizua edhe një diskutim në panel i udhëhequr nga znj. Eriola Bibolli, zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e ProCredit Bank Kosovo.

Në përmbyllje, Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, falenderoi të gjithë pjesmarrësit që kontribuan në këtë konferencë, sponsorët e konferencës respektivisht Bankat Komerciale, dhe njëkohësisht shprehu një mirënjohje për organizatën EFSE (Finance in Motion) të cilët kishin sponsoruar publikimin e revistes The Kosovo Banker të cilën e publikuan dhe shpërndanë në konferencë në kuadër të temës Financimi i Zhvillimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)