23 Gusht 2019

KPK kundër rregullores që e diela për bizneset të jetë pushim

Prishtinë, 20 qershor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka reaguar kundër propozimit të kuvendit komunal në Ferizaj për miratimin e Rregullores Komunale për përcaktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në Komunën e Ferizajt.

Me anë të kësaj rregullore përfshihen të gjitha llojet e veprimtarive dhe përcaktohet orari i punës së tyre, duke vendosur që dita e diele të jetë pushim.

"Propozimi  për të miratuar një rregullore të tillë  nuk është aspak i mirëpritur nga bizneset që operojnë edhe të dielave, pasi që ky vendim në radhë të parë është në kundërshtim me ligjin e punës që ushtrohet në Republikën e Kosovës, e po ashtu  kjo rregullore shkakton humbje të mëdha për bizneset."

Humbje këto që  do të reflektohen në uljen e kapaciteteve të prodhimit, dhe rrjedhimisht ndikon në vetë vendet e punës për këta punëtorë", thekson KPK.

Kjo rregullore sipas KPK-se do të ketë vetëm efekte negative dhe vështirëson klimën e të bërit biznes në vendin tonë, ku së pari do të preken investimet kapitale dhe do të krijohet rreziku që investitorët të mos e shohin qytetin e Ferizajt si të favorshëm për investim, pasi që ulet niveli i qarkullimit buxhetor dhe vëmendja mund të shkojë tek shtetet fqinje.

Prandaj, para marrjes së vendimeve të tilla, është mirë që paraprakisht të konsultohet edhe sektori privat, ku do të merren parasysh edhe kërkesat e tij. Ku dihet që rritja dhe zhvillimi i sektorit privat është një nga komponentët esencial për zhvillimin e gjithmbarshëm socio-ekonomik të vendit tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)