02 Qershor 2020

Kosova me qindra mijëra përfitues nga skemat e ndryshme pensionale e sociale

Prishtinë, 20 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Këto statistika tregojnë se Republika e Kosovës është njeri nder vendet qe ka me se shumti përfitues nga skema te ndryshme pensionale e sociale.
 
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
 
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 198 familje me gjithsej 98 070 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 358 familje.
 
Ndërkaq, nga skemat pensionale, rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 137 641 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 645 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 848 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 99 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 553 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 112 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 554 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 942 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 16 304 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 110 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 535 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 205 përfitues.
 
Gjatë këtij tremujori (TM1 2020) janë braktisur 8 fëmijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)