20 Prill 2024

Kosova ka nevojë për rritje ekonomike reale, jo numerike

Prishtinë, 6 janar - Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se edhe pse vitet e fundit është vlerësuar se rritja ekonomike ka qenënmbi katër përqind, ajo rritje ekonomike duhet të jetë reale.

"Kosova ka nevojë për rritje ekonomike reale, jo numerike. Kosova nuk duhet ta promovojë rritjen ekonomike prej 4% bazuar vetëm në një indikator dhe atë vetëm në rritjen e konsumit", tha ai.

Sipas tij, Kosovës i duhet rritje ekonomike substanciale, ndoshta edhe dy përqind, por bazuar në rritje të eksporteve, në rritje të investimeve të huaja, në rritje të kontraktimit të punëve të kompanive vendore në vende të jashtme, në rritje të eksportit të shërbimeve në IT, krijim të vendeve të reja të punës dhe involvim të remitencave nga diaspora në zhvillim ekonomik.

"Për t'i arritur këto objektiva në Kosovë duhet të ketë sundim të rendit dhe ligjit", tha Gërxhaliu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)