20 Prill 2024

Kosova ka arritur progres të kënaqshëm në Menaxhimin e Financave Publike

Prishtinë, 23 shtator - Ministria e Financave ka mbajtur sot takimin e Dialogut të Politikave të Menaxhimit të Financave Publike (MFP), ku të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e institucioneve të Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, partnerët tjerë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutuan për  progresin por edhe sfidat në zbatimin e Strategjisë së Reformës sÑ‘ Menaxhimit tÑ‘ Financave Publike (SRMFP) 2016-2020.

Në këtë takim, i cili kryesohej nga zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi, u diskutua për Raportin gjatëmujorë për vitin 2019 të Progresit të Implementimit të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike (MFP) 2016 – 2020, ku nga të pranishmit u cilësua si një e arritur, sidomos fushat në auditimin e jashtëm dhe atë të brendshëm.

Sipas zëvendësministrit Fatmir Gashi, si pjesë e suksesit të Kosovës në reformat e ndërmarra në fushën e Menaxhimiit të Financave Publike, është edhe dialogu i vazhdueshëm me të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.

“Jam thellësisht i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe zhvillohet edhe më tej.  Menaxhimi i Financave Publike ka përkushtimin maksimal të Qeverisë se Republikës se Kosovës, në krijimin e një sistemi modern dhe transparent të MFP-së në harmoni me standardet dhe principet ndërkombëtare” shtoi zëvendësministri Gashi.

Ai më këtë rast gjithashtu falënderoj partnerët zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë Komisionin Evropian, për mbështetjen e vazhdueshme të reformave që janë duke u zbatuar me sukses, si dhe falënderoi gjithë stafin profesional që janë të angazhuar në zbatimin e Strategjisë, të cilët sipas tij janë akterët kryesorë të cilët kanë ndikuar në zbatimin e suksesshëm të kësaj Strategjie.  

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Naim Baftiu njëherit edhe kryesues i Grupit Koordinues për MFP theksoi se Bazuare në Marrëveshjen e Financimit IPA 2018, Pjesa II në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kemi përgatitur Raportin vjetor për zbatimin e 8 Indikatorëve Variabil nga fusha e MFP.

“Raporti vlerëson se që të 8 indikatorët kanë arritur vlerat e dakorduara me Komisionin Evropian. Nisur nga marrëveshja, ku secili nga 8 indikatorët kap peshën prej 12.5% apo në vlerë prej 625,000 Euro të shumës totale të Këstit variabil në vitin 2018, presim që nga SBS gjatë vitit 2019 të pranojmë 5 milion euro mbështetje Buxhetore Sektoriale (SBS) si transhi i parë variabil për fushën e MFP. Presim që këto vlerësime të konfirmohen edhe nga ekspertët e pavarur të BE-së”, shtoi z.Baftiu.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan angazhimin e institucioneve publike për zbatimin e Strategjisë së Reformës sÑ‘ Menaxhimit tÑ‘ Financave Publike (SRMFP) 2016-2020, me theks të veçantë në fushën e aludimit të brendshëm dhe ati të jashtëm, por edhe në sektorë të tjerë në menaxhimin e financave publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)