19 Prill 2024

Kosova i vetmi vend në rajon me përqindjen më të ulët te kredive te këqija

Prishtinë, 25 dhjetor - Bankat komerciale në Kosovë kanë klientë mjaftë të disiplinuar të cilët kryesisht respektojnë afatet e kthimit të kredive.

Përkundër faktit që bankat nga viti në vit shënojnë rritje të numrit të kredive të lëshuara, ato përballen në raste mjaftë të rralla me kredi të këqija apo joperformuese.

Me termet bankare, vonesat e kthimit të kredisë nga huamarrësi brenda afatit prej 90 ditëve, njihen si kredi problematike dhe konsiderohen si kredi joperformuese.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, niveli i kredive jo performuese gjatë këtij viti ka rënë në 2.1 për qind, nga 2.7 për qind sa ka qenë vitin e kaluar, kurse këto norma në vitin 2015 ishin deri në 8 për qind.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, gjatë një konference për media, ka thënë se nga të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor, por edhe nga disa vende të Bashkimit Evropian, Kosova është i vetmi vend në rajon i cili ka arritur të mbaj në vlerën më të ulët përqindjen e kredive joperformuese.

Kjo vlerë, sipas tij, tregon cilësinë e mirë të portofolit kreditor.

“Kjo normë e ulët e kredive joperformuese, përpos që tregon se kemi një sektor bankar të shëndoshë, është mirë të përdorët si model për treguar gjendjen e përgjithshme që ofron ekonomia e tregut të Kosovës dhe është një informatë shumë e rëndësishme edhe për investitorët e huaj të cilët dëshirojnë të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, tha Mehmeti.

/Rel/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)