26 Prill 2024

Kosova e interesuar për investitorët japonez dhe mbështetje në arsim

Prishtinë, 11 mars - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin e Japonisë në Kosovës, Akira Mizutani.

Ambasadori Mizutani ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet të dy shteteve, me fokus të posaçëm në sferën e investimeve dhe atë të arsimit.

Ai ka ftuar kryetaren e Kuvendit për një vizitë në Japoni.

Ndërkaq kryetarja Osmani ka falënderuar shtetin japonez për mbështetjen që po i jep Kosovës që nga viti 1999. Ajo ka thënë se Kosova është e interesuar për investitorët japonezë, sikurse edhe për mbështetje në sferën e arsimit.

“Resursi më i madh i Kosovës është rinia. Ky është kapitali më i madh që e kemi”, ka thënë zonja Osmani, teksa ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me shkëmbimin e studentëve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)