29 Tetor 2020

Kosova dhe Shqipëria themelojnë qendër të përbashkët të trajnimeve tatimore

Prishtinë, 21 shtator - Sot në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) janë zyrtarizuar dy dokumente që i paraprin themelimit të Qendrës së Përbashkët të Trajnimeve, Kosovë - Shqipëri.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, të Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, “Mbi Krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese”, të dyja palët ajo kosovare dhe ajo shqiptare kanë pasur takime për hartimin e dokumenteve dhe finalizimin e tyre.

Qëllimi i themelimit të kësaj qendre trajnuese është koordinimi i veprimtarisë së përbashkët trajnuese në mes  Republikës së Shqipërisë dhe Republikës  së Kosovës, në drejtim të trajnimit të organeve fiskale të dy vendeve, në funksion të ngritjes së kapacitetit të tyre profesional dhe përshtatjes me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian, rritjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet ministrive të financave të të dyja vendeve si dhe përfitimin e ndërsjellët si rezultat i shkëmbimit të eksperiencave të dy administratave në këmbimin e trajnerëve, programeve të trajnimit dhe pjesëmarrësve në trajnim.

Të dy palët do të zhvillojnë takime të radhës me qëllim të finalizimit të planit strategjikë dhe operacional për veprimtarin e përbashkët trajnuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)