25 Prill 2024

Kosova dhe Shqipëria rrisin kualitetin e regjistrave pronësorë

Prishtinë,25 dhjetor - Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Kryeshefi Ekzekutiv i saj Avni Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ekspertët ligjor, kadastral dhe ata teknologjisë së informacionit në AKK, ka pritur në një takim pune një delegacion gjithëpërfshirës nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës e Republikës së Shqipërisë (AShK), të prirë nga Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame po ashtu i shoqëruar nga bashkëpunëtor kadastral, ligjor dhe të teknologjisë së informacionit.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë shkëmbimi i përvojave rreth administrimit të regjistrave pronësorë nga institucionet simotra nga shtetet respektive, pastaj identifikimi i fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të thellohej, si dhe nënshkrimi i një memorandumi të bashkëpunimit mes institucioneve.

Gjatë takimit, përmes prezantimeve profesionale dhe debateve interaktive, ekspertët e AKK-së dhe AShK-së prezantuan aktivitetet, projektet dhe produktet aktuale, pastaj paraqitën sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së punëve të përditshme, si dhe prezantuan vizionet e tyre për ngritjen e kualitetit të shërbimeve kadastrale dhe pronësoro-jurdike në veçanti dhe administrimin e tokës në përgjithësi.

Sa i përket memorandumit të bashkëpunimit, palët nënshkruese të tij përcaktuan interesin e përbashkët për bashkëpunim në fushën e veprimtarisë bazë të kadastrës së pasurive të paluajtshme, vlerësimit të pasurive të paluajtshme, hartografisë, gjeodezisë, gjeoinformatikës, teknologjisë së informacionit dhe përcaktimit të infrastrukturës së të dhënave hapësinore.

Po ashtu, pas takimit të mbajtur në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, institucion ky i nivelit qendror, dy delegacionet vizituan edhe Zyrën Kadastrale Komunale në Prishtinë, ku së bashku me drejtoreshën e kësaj zyre, zonjën Valbona Osmani Mehmetaj u prezantua trajtimi i lëndëve dhe kërkesave të ndryshme nga palë që i drejtohen Zyrave Kadastrale Komunale.

Në fund të takimit, palët u pajtuan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në baza të rregullta, duke njohur kështu peshën që bashkëpunimi do të kishte në ngritjen e kualitetit të shërbimeve pronësore që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të të shteteve përkatëse.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)