19 Mars 2024

Kosova bëhët anëtare në institutin global të konsulencës menaxheriale

Prishtinë, 24 shtator - Konsulenca vendore tashmë është akredituar nga instituti ICMCI Global, duke bërë Kosovën anëtaren më të re të familjes globale të konsulencës menaxheriale, që përfaqëson 50 shtete të botës dhe 2 milionë konsulentë.

Kjo njohje ndërkombëtare i ka dhënë të drejtë ekskluzive shoqatës Business Consultants Council (BCC), si institucioni i vetëm me një akreditim të tillë, që tashmë të ofrojë certifikime për konsulentë menaxherial në nivel lokal, por me njohje dhe ushtrim të ekspertizës në nivel rajonal dhe global.

BCC është shoqata e vetme në Kosovë, qëllimi i së cilës është promovimi dhe ruajtja e standardeve profesionale në sektorin e konsulencës, e njohur nga homologët e saj ndërkombëtarë për profesionalizmin, etikën dhe standardet e përsosmërisë.

Anëtarët e BCC bashkë me Bankën BERZH përfaqësojnë 80% të komunitetit të konsulentëve vendor ndër të cilët 48 janë konsulentë menaxherial të certifikuar me titullin CMC ® - Global.

Përveç certifikimeve profesionale në nivel lokal dhe ndërkombëtar, BCC ka zhvilluar platformën e parë digjitale në rajon të dedikuar vetëm për regjistrimin dhe vlerësimin e konsulentëve vendor dhe kompanive konsulente,

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)