12 Gusht 2020

Koronavirusi pasuron miliarderët

New York, 24 prill - Pasuria e miliarderëve të Amerikës, duke përfshirë themeluesin e kompanisë Amazon.com Jeff Bezos dhe atë të firmës Tesla Inc. Elon Musk, u rrit gati 10 për qind gjatë pandemisë COVID-19, sipas një raporti të botuar nga Instituti për Studimin e Politikave.

Rritja e pasurisë së njerëzve më të pasur të Amerikës vjen në një kohë kur rreth 22 milion amerikanë kanë paraqitur kërkesa për pagesë papunësie.

Edhe pse ekonomia përballet me recesion, aksionet në bursë të firmave teknologjike dhe të kompanive, produktet e të cilave favorizohen nga qëndrimi në shtëpi, si Zoom kanë parë rritje çmimesh javët e fundit, për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të videokonferencave.

Kjo ka bërë që pasuria e themeluesve miliarderë të këtyre kompanive të shtohet së tepërmi.

Gjatë periudhës nga 1 janari deri më 10 prill të këtij viti, 34 nga miliarderët më të pasur të vendit i kanë shtuar pasurisë së tyre dhjetëra miliona dollarë, thuhet në raport.

Sipas raportit, pasuria e tetë prej këtyre miliarderëve, duke përfshirë shefin e firmës Amazon, Bezos, themeluesin e firmës Zoom Video Communications Inc, Eric Yuan dhe atë të Teslës, Musk është shtuar me rreth 1 miliardë dollarë.

Gjatë dekadës së fundit, thotë raporti, pasuria e miliarderëve amerikanë u shtua me mbi 80.6 për qind, e indeksuar për inflacionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)