25 Prill 2024

Koronavirusi nuk çrregullon ekonominë e Kosovës

Prishtinë,  12 mars - "Koronavirusi dhe çrregullimi i tregut ekonomik në Kosovë", ishte tema e konferencës së Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ditë të fundit epidemia e shfaqur në tërë botën koronavirusi ka qrregulluar tregjet si panik dhe po ndodhë si recension ekonomik.  Kjo epidemi më shumë është panik sesa realitet, sepse fuqitë e mëdha në tranzicion po testojnë në forma të ndryshme në aspekt politik e ekonomik.

“Kosova është njëra ndër vendet më te siguruara sa i përket këtij virusi dhe po krijohen panik të panevojshme, ku qytetarë po furnizohen me ushqime dhe bizneset po i keqpërdorin këtë situatë", tha Shahini.

Ai i bëri ftesë gjitha bizneset që të mos krijojnë panik dhe t’i furnizojnë qytetarët ashtu siç ka qenë më herët. Bizneset kanë deklaruar se ekzistojnë rezerva të mjaftueshme dhe nuk ka mungesë. Sigurojnë konsumatorët se bizneset do të furnizojnë rregullisht me produkte esenciale qytetarët.

Sipas tij nuk do të ketë mungesë ushqimesh. Bizneset janë duke prodhuar e  importuar prodhimet të bollshme.

“Efekti në ekonominë e Kosovës nuk pritet të jetë i çrregulluar ashtu siç  disa paralajmërojnë. Kosova nuk është prekur nga  koronavirusi akoma”, tha Shahini.

AKB-ja, përkrah masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve, ka kërkuar nga bizneset e qytetarët të mos krijojnë panik, sepse ka artikuj të mjaftuehsme. Derisa  disa prodhime janë shtrejtuar dhe kërkoi  nga inspektorë të dalin në terren  dhe të veprojnë pamëshirshëm ndaj keqpërdorimeve.

Arbër Reçi nga Kolegji “Ilira”,  tha se duhet të jenë të përgjegjshëm  dhe është e rëndësishme që të marrim masa parandaluese e mos të krijojmë panik. Kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë, mendoj që të kemi një kujdes më të shtuar”. Ai tregoi se studentët nuk do të mbajnë mësim dhe se kompensimi i orëve nuk do të jetë problem.  Ai tha se do të jenë të përgjgjshëm sa i përket udhëzimeve nga institucionet.

Sylejman Konushefci nga fabrika e vajit, tha se kjo panik ka marrë një jehonë të madhe. Kemi lëndë të parë dhe sasi të mallit. Janë panik të pavenda. Jam i sigurt që nuk do të ketë mungesë në treg. Të mos nguten për të harxhuar para pasi mall do të ketë pa problem. Qytetarët nuk duhet që të harxhojnë para, sepse nuk do të ketë mungesë të produkteve.

Mustafë Kadrijaj, njohës i çështjeve ekonomike, tha se duke ditur se Kosova ndikohet nga importi  dhe se vendi qëndron më se keqi me rezerva shtetërore,  kërkoi nga qeveria të marr masa  preventive.“

Jemi vend që diktohemi, vlerësoj se me vendimin e mbrëmshëm ishte për të vlerësuar, por nuk pati vendim që duhet me marr vet Qeveria. Ka gjasa që qytetarët të izolohen, kemi rezerva për 2 javë, por çka nëse kjo zgjatë me tepër. Kosova qëndron me rezerva shtetërore më se keqi dhe ato nuk idhet sa janë  në sasi e cilësore për tu përballur me këtë krizë shëndetësor e e cila po krijohet në ekonomike”, tha Kadrijaj.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB -së njëherit edhe anëtare e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit apeloj tek konsumatorët që në rast së vërejnë se janë ngritur çmimet e sidomos ato të produketeve bazë t'i ruajnë kuponat fiskal për të dëshmuar nëse ndonjë biznes po e keqpërdor gjendjen emergjente për përfitime të pandershme.

"Ne ju sigurojmë që do të marrin masa konform Ligjit për Mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Në komunikim me prodhuesit e Kosovë na kanë informuar se ka sasi të mjaftueshme të ushqimit bazë dhe artikujve higjienik dhe se nuk ka nevojë për panik, po ashtu edhe nuk do të ketë rritje të çmimeve", tha Ajdini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)