24 Prill 2024

Koronavirusi do të ndikojë seriozisht në ekonominë globale

Washington, 25 mars - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi se koronavirusi i ri (Covid-19) do të ndikojë seriozisht në ekonominë globale.

Martin Muhleisen, drejtor i Departamentit të Strategjisë, Politikës dhe Rishikimit (SPR) të FMN-së, në artikullin e tij të botuar në faqen e internetit të Fondit vë në dukje se kufizimi i përhapjes së epidemisë Covid-19, në mënyrë që sigurojë besimin se tronditja ekonomike është e përkohshme, duhet të jetë sot objektivi kryesor i qeverive.

Ekonomisti i FMN-së tërheq vëmendjen se qeveritë dhe bankat kanë ndërmarrë masa të pashembullta për t’i mbajtur tregjet në gjendje funksionale duke u siguruar atyre likuidite. Ai shton se masat e ndërmarra mund të jenë mbi atë që kanë nevojë tregjet.

"Këto hapa duhet të ndërmerren në bashkërendim ndërkombëtar për të lënë një ndikim të fortë. Sa më i mirëorganizuar dhe i koordinuar të jetë përgjigja ndaj kësaj krize në fushën shëndetësore, aq më i shpejt do të jetë i mundur edhe rikthimi i besimit”,- thotë Muhleisen.

institucionet financiare janë më të forta dhe të përgatitura në krahasim me periudhën para krizës financiare globale 2008-2009, cilëson ekonomisti i FMN-së dhe shto: "Kriza përkoi me një periudhë, në të cilën shpresoj se jemi të përgatitur për këtë lloj tronditjeje”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)