20 Prill 2024

Kontrabanda, fajdeja e korrupsion po shkatërrojnë Kosovën

Prishtinë, 31 maj - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në një konferencë të organizuar sot kritikoj dukurit apo fenomenet negative si kontrabanda, fajdeja e korrupsioni.

Me këtë rast Kryetari i AKB-së  Agim Shahini tha se kontrabanda ne Kosovë nuk është si term i pa njohur po kush e bën mbetet enigma e madhe, por çfarë humb vendi dhe ekonomia e saj as njëherë nuk do te dimë te vërtetën e saktë, Kontrabanda  dhe Informaliteti po e shkatërrojë ekonominë Kosovare.

AKB  e vlerëson se nga paslufta e këndej vetëm nga Serbia janë kontrabanduar  mbi 2.5 miliard euro kjo ka krijuar pa barazi te madhe  mes operatorëve ekonomik  bizneseve formal e jo formal kjo ka mbyll shume biznese por  ka pasurua shume individ dhe grupe te caktuara qe kanë infektuar edhe biznese formale,  ka krijua kapital te jashtë ligjshëm qe ky kapital ka krijuar edhe fonde investuese te jashtë  kontrollit bankar e sistemit fiskal qe ne gjuhen popullore quhet Fajde.

Fajdeja burimi kryesor e ka përfitimin  jashtë kontrollit shtetëror ky fenomen ka shkatërrua shoqërinë dhe familje te tera, ka mbyll shume biznese, ka pas edhe rrahje marrje te njerëzve peng e vrasje, nga ky fenomen ka pas edhe migrim te qytetarëve dhe familjeve por edhe qërim hesapesh mes grupeve dhe individëve  rival.


Këto dy dukuri negative kane krijuar fuqi dhe kapital për te rrit ndikimin e tyre neper institucioneve  dhe dhënie-marrje te ryshfetit dhe rritjes se epshit për korrupsion  për te ndikua ne marrjen e tenderëve dhe rënia e kualitetit ne punët e kryera.

Korrupsioni i ka deformuar institucionet e shtetit. Të gjitha këto kane një emër krim i organizuar, këto janë shkaqe që ne jemi vendi me i izoluar në Ballkan dhe EU.,  nga kjo Kosova ka me se paku investitor te huaj, ka dëmtuar imazhin e vendit  ka promovuar pa siguri për biznes e  qytetar te cilët po e  humbin  edhe  shpresë për te  jetuar  ne Kosovë, shume te ri dëshirojnë te ikin nga Kosova, kjo është e keqe tjetër e  madhe për vendin.

Kosova  po i humbim  qytetaret e vet si taksa pagues konsumator, votues  dhe kontribut dhënës  duke varfëruar tregun e punës dhe natalitetin i cili ka rënie  rreth 15%.

Sundimi i ligjit, lufta kundër informalitetit, kontrabandës, fajdesë dhe korrupsionit do e kthen besimi për te jetuar dhe investuar ne Kosovë.

AKB mbështet institucionet për aksionet e marrura javëve të fundit kundër korrupsionit fajdesë dhe kontrabandës. Kjo është kërkesa e AKB-ës dhe raporti i progresit dhe i regresit të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)