20 Prill 2024

Komuna Istogut prezanton rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme

Prishtinë, 14 nëntor - Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për draft- rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020.

Prezantimin e projekt rregulloren komunale për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020 e bëri Hysni Maxharraj- drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

Me këtë rregullore përcaktohen normat tatimore për vitin 2020 për kategoritë e pronavetë paluajtshme – objektet afariste dhe industriale, me përjashtim të kategorisë pronë publike brenda kufijve të përcaktuar me dispozitat e nenit 9 të Ligjit për Tatimin në Pronën e paluajtshme.

Qytetarët e pranishëm dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që kishin për këtë rregullore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)