29 Mars 2024

Komuna e Skenderajt ka realizuar 92 për qind të buxhetit

Skenderaj, 30 janar - Sot  është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal të Skenderajt, e para për këtë vit, në të cilën kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka prezantuar punën e ekzekutivit për vitin 2019.

Kryetari Jashari ka përmendur buxhetin e komunës për vitin 2019, i cili sipas tij ka qenë  14.7 milion euro, kurse është realizuar 92%.

Ai tutje ka thënë se Komuna që ai drejton ka bërë shkurtim të shpenzimeve në kategorinë e pagave si rezultat i  heqjes së meditjeve për udhëtimet zyrtare.

“Si rezultat i angazhimit tonë në rritjen e inkasimit kemi tejkaluar planin e të hyrave me rreth 800 mijë euro më shumë. Inkasimi nga tatimi ne pronë në vitin 2019 është rritur me 22% ne krahasim me vitin 2018. Kemi publikuar kontratat e prokurimit të nënshkruara nga Komuna e Skenderajt me të gjithë operatorët ekonomik.

Gjatë vitit 2019 kemi rritur efikasitetin e zbatimit të ligjit përmes fuqizimit të inspektorati, duke ndërmarrë aksione të rrënimit të ndërtimeve pa leje, konfiskimin e produkteve ushqimore me afat të skaduar si dhe aplikimin e gjobave mandatore për ndotësit e mjedisit”, ka deklaruar Kryetari Jashari.

Kryetari, Bekim Jashari ka folur rreth projekteve kapitale të cilat janë realizuar në infrastrukturë rrugore, shkolla, spitale, ujësjellës, kanalizim, mjedis etj, si dhe rreth projekteve që tashmë kanë filluar së realizuari  si: Ndërtimi i parkut të biznesit, inkubatori i biznesit, poligoni multifunksional etj.

“Që nga fillimi i mandatit tim, prioritet të veçantë i kam dhënë zhvillimit të bujqësisë, përkrahjes së fermerëve duke rritur  buxhetin për bujqësinë . Në vitin 2019 së bashku me donatoret dhe participimin e fermerëve buxheti për bujqësinë ka qenë  158 mijë  Euro, ku janë mbështetur 191 fermer”, ka thënë tutje Kryetari Jashari.

Ai ka folur dhe për angazhimin e komunës në eliminimin e deponive  ilegale të mbeturinave,  shtimin e  zonave të gjelberta në qytetin e Skenderajt, duke mbjellë më shumë se 755 drunj dekorativ në qytet si dhe duke rritur nivelin e menaxhimit të mbeturinave.

Në këtë seancë  është miratuar Propozim-Vendimi për dhënien në diskutim publik të draft rregullores për dhënien në shfrytëzime deri në një (1) vit të pronës, objekteve, lokaleve dhe hapësirave publike në komunën e Skenderajt, Propozim-Vendimi për shqyrtimin publik të projektit “Harta Zonale e Komunës së Skenderajt 2020-2028,  Propozim - Vendimi për shpalljen e zonave me interes publik në Komunën e Skenderajt si dhe Plani i Punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2020.

​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)