21 Shkurt 2020

Komuna e Prizrenit mban dëgjim publik për hartimin e buxhetit për vitin 2020

Prizren, 23 gusht - Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020 me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Ky është dëgjimi i pestë dhe i fundit për hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, pas atyre të cilët u mbajtëm gjatë kësaj jave në katër fshatrat kryesore të rajoneve të ndryshme, si në Gjonaj, Zhur, Reçanë dhe Korishë.

Dëgjimi do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00, ndërkaq i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Komuna e Prizrenit për vitin 2020 do të ketë buxhet prej 50,901,457 euro, prej së cilës 43,341,162 euro  janë nga granti qeveritar dhe 7,560,295 euro të tjera nga të hyrat vetanake.

Në krahasim me vitin 2019, për vitin 2020 Komuna e Prizrenit do të ketë 7.32% rritje të buxhetit të përgjithshëm, duke përfshirë rritje prej 13.1% në kategorinë e pagave, 8.48% në kategorinë mallra dhe shërbime, si dhe 50% në kategorinë e subvencioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)