26 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës me progres sa i përket inkasimit të të hyrave vetanake

Mitrovicë, 15 korrik - Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri,  sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Në këtë mbledhje drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka njoftuar ekzekutivin se përgjatë vikendit inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve. Ai më tutje theksoi se jo vetëm këtë fundjavë por edhe në fundjavat në vijim, Drejtoria e Inspeksionit do të vijojë me kontrollet në lokalet e qytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët.

Drejtori Ahmeti më tutje ka shtuar se Drejtoria e Inspeksionit edhe gjatë këtij vikendi ka kryer kontrolle inspektuese për respektimin e orarit të punës nga subjektet afariste.

Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport,Tafil Peci, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që ansambli i këngëve dhe valleve të qytetit të ketë një mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve të këtij ansambli. Me këtë rast ekzekutivi ishin të pajtimit t’i ofrohet mbështetje Ansamblit për krijimin e kushteve më të mira për punë, në mënyrë që ansambli të arrij suksese.

Kurse drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, bëri të ditur që nga 10 korriku, komuna e Mitrovicës ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2020-2022, dhe gjithsej do të mbahen shtatë dëgjime buxhetore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)