12 Nëntor 2019

Komuna e Gjilani shënon rritje për 5 për qind në të hyrat vetanake

Gjilan, 27 maj - Drejtori për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Zijadin Maliqi, ka deklaruar se kjo komunë për këtë periudhë të vitit ka shënuar rritje prej 5 për qind të të hyrave vetanake krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

“Në këtë periudhë të parë të vitit është bërë shpërndarja e 27 mijë e 152 faturave, që vlera totale kam shifrën prej një milion e 775 mijë euro. Deri në këtë fazë të hyrat vetanake janë në një trend pozitiv me mbi 42 për qind të realizimit të planifikimit të përgjithshëm për të hyrat vetanake."

"Nëse këto shifra krahasohen me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, për 5 për qind ka më shumë të hyra në këtë vit. Për borxhlinjtë e mëdhenjë tashmë kemi dorëzuar faturat në zyret përmbarimore dhe presim që në bazë të ligjit të veprohet, për të vazhduar pastaj me kategoritë e tjera të borxhlinjve”, tha Maliqi, në konferencën për gazetarë.

Ai potencoi se gjatë kësaj periudhe janë zotuar, shpenzuar, certifikuar dhe arkivuar mbi dy mijë lëndë, sikurse që është duke përgatitur Korniza Afatmesme Buxhetore.

“Së bashku me të gjitha drejtoritë komunale kemi filluar të punojmë në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2020, duke u bazuar në kufijtë e parë buxhetor, që të bëjmë një planifikim të mirë ku investimet publike dhe shërbimet e mira për qytetarët kanë prioritet”, ka thënë ai.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019 - Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)