16 Dhjetor 2018

Komisioni për Buxhet shqyrton pagat e larta të Fondit të Kursimeve Pensionale

Prishtinë, 13 mars - Komisioni për Buxhet dhe Financa do te mbaj mbledhjen e radhes në të cilën do të behët shqyrtimi i rekomandimeve të grupit punues rreth pagave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli mbetet zyrtari më i paguari në vend.

Ai vazhdon të marrë pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.
 
Komisioni po ashtu bën shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, dhe shqyrtimin e Projektligjit për Pajisjet nën Presion dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Nderkaq ne fund komiosni miraton Raportin me rekomandime lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr. 05/L-080;

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbanë konferecën e cila ka për qëllim lansimin e të gjeturave të Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni Special mbi Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Mbahet takimi i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, ku temë diskutimi do te jetë; Problemet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ngritja e çmimit të peronizimeve. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00) 

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare " Viva Fresh Store “- Ferizaj organizon hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Qendrës Tregtare dhe Viva Fresh Store në Ferizaj afër policisë, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takohet me bordin e Radio Televizionit te Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të shqyrtimi i draft Strategjisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare dhe shqyrtimi i draft Raportit nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00) 

- Kosovo 2.0 organizon bisedë për zhvillimin e kampanjave të suksesshme të avokimit për të drejtat e njeriut me drejtorin e Fushatave për Evropë në Amnesty International, Fotis Filippou. (Hapësira e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)