17 Tetor 2019

Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi Raportin Vjetor 2018

Prishtinë, 12 korrik - Në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se Raporti Vjetor për vitin 2018 ashtu siç e parasheh Ligji për BQK-në, paraqet një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe njëkohësisht aktivitetet, të cilat janë zhvilluar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe që me sukses ka arritur të realizoj objektivat e saj të parapara me ligj.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se Raporti Vjetor i vitit 2018, thekson se sektori financiar vazhdoi të rritej dhe të ketë shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe të jetë kontribuues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.

“Vlera e gjithsej aseteve të sektorit financiar në Kosovë arriti në 6.32 miliard euro, me një rritje vjetore prej 6.9%. Vlen të theksohet se kemi vazhdimësi të rritjes së kreditimit të sektorit bankar me një rritje vjetore prej 10.9% dhe rënie të mëtutjeshme të kredive jo performuese, të cilat në dhjetor ishin 2.7%."

"Kemi një rënie të theksuar të normës efektive të interesit në kredi, gjë që ka bërë që të përmirësohet qasja në financa dhe të rritet shkalla e ndërmjetësimit financiar."

"Po ashtu një ndër faktorët kryesor që ka ndikuar në rritjen ekonomike në vend është edhe rritja e kreditimit dhe kjo tregon rolin e sektorit bankar në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Rëndësi të veçantë ka zhvillimi i performancës pozitive të sektorit të sigurimeve."

"Është viti i dytë që ky sektor performon me rezultat financiar pozitiv. Në vitin 2018 ka arritur që të ketë një rezultat pozitiv prej 1.6 miliard euro dhe kjo tregon që ky sektor përkundër humbjeve ndër vite që i ka pasur, falë masave të marra nga BQK-ja, ka arritur të konsolidohet dhe është viti i dytë që ka rezultat financiar pozitiv, trend që po vazhdon edhe në këtë vit”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Para anëtarëve të komisionit, Guvernatori ka folur edhe për aktivitetet e zhvilluara nga BQK-ja duke nisur nga puna e vazhdueshme në avancimin e legjislacionit sekondar dhe harmonizimin e tij me standardet ndërkombëtare.

“Ne kemi nisur zbatimin e kërkesave të Basel 3 që aktualisht po aplikohet në Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht e kemi aprovuar rregulloren për implementimin e IFRS9, që në BE ka filluar të aplikohet në janar të vitit 2018. Raporti po ashtu pasqyron edhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat, përfshirë mbikëqyrjen e bankave, sigurimeve dhe institucioneve tjera financiare."

"Mbikëqyrja është duke u realizuar konform praktikave më të mira ndërkombëtare, përmes të cilave kemi filluar të mbikëqyrim industrinë bazuar në risk, kemi arritur të kemi një numër shumë më të madh të informatave si rezultat i kornizës së re raportuese dhe mbikëqyrjes nga perspektiva e ofsajdit."

"Kemi pasur misionin e FMN-së në tremujorin e parë të këtij viti dhe nga diagnostifikimi, janë vlerësuar lartë të arriturat në sektorin financiar”, deklaroi tutje Guvernatori Mehmeti duke shtuar se edhe raporti i auditorit të jashtëm ka potencuar qeverisjen e mirë që e ka karakterizuar BQK-në gjatë vitit 2018.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)