19 Prill 2024

Komisioni Evropian siguron ujin e pijshëm në Novobërdë

Prishtinë, 2 korrik - Sot Komisioni Evropian hapi rrjetin e furnizimit me ujë i cili siguron ujë të pijshëm dhe furnizim me ujë 24/7 për 1000 njerëz në komunën e Novobërdës.


Ky furnizim me ujë do të përmirësojë në masë të konsiderueshme kushtet e jetesës fillimisht për dy fshatra e më pas edhe për zonën më të gjerë të Novobërdës.


Në këtë mënyrë do të krijohet edhe mundësia për ta shpejtuar kthimin e personave të zhvendosur të të gjitha grupeve etnike.


Me përfundimin e këtij projekti  banorët e fshatrave të Cukllovcit dhe Tullarit për herë të parë kanë një rrjet të sigurt të furnizimit me ujë si dhe pajisjet e nevojshme për funksionimin e duhur të rrjetit. Për më tepër, burimi i ujit dhe rezervuari i ndërtuar ofrojnë mundësinë për ta zgjeruar rrjetin e furnizimit me ujë duke mbuluar zonat e banuara në afërsi, sikurse që është fshati Bostan dhe tërë qyteti i Novobërdës.


Ofrimi i infrastrukturës funksionale dhe e qëndrueshme për furnizim me ujë është pjesë e një programi më të gjerë e zhvillimit të infrastrukturës sociale dhe ekonomike me ndihmën e fondeve të BE-së. Theks i veçantë i kushtohet komunave më të anashkaluara dhe më të largëta.


Që prej 2003 BE-ja ka investuar 26 milionë EUR në infrastrukturën komunale në Kosovë. Rrjeti i furnizimit me ujë në Novobërdë ka kushtuar afërsisht 400,000 EUR.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)